Maqedoni

Fërkimet rreth balancuesit, LD: Përfaqësimi s’do të jetë kurrë çështje e mbyllur

30.07.2024 16:30

Minçevi dhe Dimitrievski ende jetojnë në iluzionet e tyre, reagojnë nga Lëvizja Demokratike...

Minçevi dhe Dimitrievski ende jetojnë në iluzionet e tyre, reagojnë nga Lëvizja Demokratike. “Përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë kurrë një çështje e mbyllur dhe më së paku do të varet nga një parti si “E di”.”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Demokratike, 
 
Sipas së cilës politikë ditore nga “balancuesi” bëjnë pikërisht Minçevi dhe Dimitrievski, të cilët mendojnë se doktrina e tyre antishqiptare do t’i bëjë një parti të madhe.
 
“Ne mendojmë se “balancuesi” është një zgjidhje jo funksionale që është bërë objekt i keqpërdorimit nga ana e maqedonasve, të cilët për t’u punësuar në administratën publike deklarohen shqiptarë. Prandaj, është e domosdoshme një Ligj për përfaqësimin e drejtë, që do të mundësojë që shqiptarët të jenë pjesë e të gjitha institucioneve në bazë të cilësisë, integritetit dhe profesionalizmit.”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Demokratike.