Botë
Rrëshqitje masive e dheut në Indi, 63 të vdekur, dhjetëra të ngujuar
30.07.2024 18:05
Në Indi, 59 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë bllokuar...

Në Indi, 59 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë dyshohet se janë bllokuar kur shirat e dendur shkaktuan rrëshqitjet e dheut në shtetin jugor indian të Keralas. Katastrofa goditi zonën kodrinore në distriktin Uajanad.
Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar, por po pengohen nga shirat e dendur dhe shembja e një ure të rëndësishme.
“Ne do të jemi në gjendje të vlerësojmë shkallën e dëmit vetëm pas disa orësh.”, ka deklaruar ministri i shtetit, Hindi.
Ushtria e Indisë tha se kishte dërguar më shumë se 200 pjesëtarë në zonë për të ndihmuar forcat e sigurisë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.
Spitalet lokale po trajtojnë të paktën 70 persona të lënduar dhe rreth 250 persona janë shpëtuar dhe janë zhvendosur në kampet e shpëtimit. Përveç 59 vdekjeve të konfirmuara në Uajanad, nëntë trupa janë gjetur në lumin Kalijar, i cili derdhet në rrethin fqinj Malapuram.
