Izraeli bombardon kryeqytetin e Libanit – publikohen pamjet e para nga Bejruti
Izraeli thotë se ka sulmuar kryeqytetin libanez Bejrutin, ku cak ishte komandant të Hezbollahut...

Izraeli thotë se ka sulmuar kryeqytetin libanez Bejrutin, ku cak ishte komandant të Hezbollahut, të cilin e ka fajësuar për sulmin vdekjeprurës në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se “Hezbollahu e kaloi vijën e kuqe” përmes një mesazhi në rrjetet sociale disa minuta pasi ushtria izraelite mori përgjegjësinë për sulmin të martën.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se kishin “kryer një sulm në Bejrut në përpjekje për të eliminuar një komandant, i cili është përgjegjës për vrasjen e fëmijëve në Majdal Shams dhe vrasjen e shumë civilëve të tjerë izraelitë”.
Izraeli nuk ka dhënë detaje se si është kryer sulmi, raporton cnn.
Agjencia shtetërore libaneze e lajmeve NNA tha se sulmi u krye nga një dron që lëshoi tre raketa.
Deklarata e IDF erdhi menjëherë pasi agjencia televizive Al Manar e drejtuar nga Hezbollahu raportoi për një shpërthim të fuqishëm që u dëgjua në periferi të kryeqytetit libanez.
Ndryshe, zona është një pjesë e populluar e Bejrutit dhe një bastion i grupit militant të mbështetur nga Irani.
