botë

Sulm në një shkollë në Spanjë, një i vdekur dhe katër të lënduar

20.04.2015 13:54

Një mësues ka mbetur i vdekur dhe disa persona janë lënduar kur një ish nxënës sot në mëngjes hapi zjarr në ndërtesën e Shkollës Fillore “Joan Fuster” në Barcelonë...

Nxënësi 14 vjeçar ka trokitur në derën e klasës dhe ka qëlluar mësuesen që e hapi derën, duke e lënduar dhe më pas qëlloi edhe njërën nga nxënëset.
 
Menjëherë aty ka arritur mësuesi i klasës ngjitur, por edhe ai ka përfunduar i lënduar, e më pas ka ndërruar jetë në spital.
 
Më pas sulmuesi hyri edhe në një klasë tjetër dhe plagosi edhe dy nxënës. Policia ka arrestuar sulmuesin, por thonë se është ende herët për t’u konfirmuar nëse sulmi i sotëm ishte një përpjekje e 14 vjeçarit për të kopjuar sulmin në shkollën e Kolorados në 20 prill 1999, ku mbetën të vdekur 12 studentë dhe një mësues.