Erdogan: Zoti e mëshiroftë vëllanë tim Ismail Haniyeh, barbaria sioniste nuk do t’i arrijë qëllimet e saj

31.07.2024 12:42

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan....

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka dënuar “vrasjen perfide” të aleatit të tij të ngushtë dhe “vëllait” Haniyeh dhe tha se vrasja nuk do të thyente vullnetin e palestinezëve.

“Zoti e mëshiroftë vëllanë tim Ismail Haniyeh, i rënë dëshmor pas këtij sulmi të urryer”, shkroi Erdogan në X.

“Kjo vrasje është një poshtërsi që synon të prishë kauzën palestineze, rezistencën fisnike të Gazës dhe luftën e drejtë të vëllezërve tanë palestinezë, për të thyer vullnetin e palestinezëve dhe për t’i frikësuar ata.”

“Megjithatë, ashtu si deri më sot, barbaria sioniste nuk do t’i arrijë qëllimet e saj.”