Somali, sulmi me bombë vret punëtorët e OKB-së

20.04.2015 14:02

Dy kenianë dhe shtatë somalezë janë vrarë sot në një sulm me bombë ndaj një automjeti që bartte punëtorë drejt një hapësire të OKB-së në Garoue, në rajonin somalez të Puntlandit, raporton “Reuters”...

“Shpërthimi e ka goditur autobusin që bartte punëtorët drejt zyrave të OKB-së në Garoue.

Së paku nëntë persona janë vrarë, prej të cilëve dy kenianë dhe shtatë somalezë”- tha për “Reuters” polici, Mohamed Abdi, në vendin e ngjarjes.