Maqedoni

Ministri i Drejtësisë tërheq vendimin, noterët nuk do të rrisin çmimet

31.07.2024 16:47

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, ka iniciuar tërheqjen e rritjes së çmimit të noterit...

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, ka iniciuar tërheqjen e rritjes së çmimit të noterit që ka pasur të fillojë të zbatohet nga 1 shtatori. Sipas ministrit, ky vendim ka qenë në dëm të qytetarëve, të cilët do të ishte dashur të paguajnë 10 herë më shumë nga çmimi aktual. Ai theksoi se pushteti paraprak një vendim të tillë e ka miratuar në procedurë të fshehtë dhe pa e informuar opinionin.
 
“Krenar Lloga nënshkroi vendim me të cilin nga 1 shtatori do të mundësohej rritje të shërbimeve noteriale për 10 herë, përsëris për 10 herë. Kjo nuk do të ndodhë! Për këtë arsye do të tërheq ndryshimet për tarifën e re, kështu nuk punohet. Nuk guxon që populli të paguajë diçka 10 herë më shumë, gjegjësisht nuk guxon të miratohen vendime pa pasur debat të zgjeruar dhe pa i dëgjuar të gjitha palët e interesuara.”, - deklaroi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.