Botë
Bujanoc, Pajaziti mori detyrën e kryetarit
31.07.2024 17:33
Komuna e Bujanocit, me kryetar të ri. Pajaziti, i cili vjen nga Fronti për Ndryshim...

Komuna e Bujanocit, me kryetar të ri. Pajaziti, i cili vjen nga Fronti për Ndryshim, sot zyrtarisht mori detyrën në postin e të parit të komunës. Me të marrë këtë post, Pajaziti shpreh gatishmëri për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë në interes të qytetarëve të Bujanocit.
“Bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës dhe Shqipërisë është i patjetërsueshëm. Ne në disa prononcime tona e kemi thënë edhe më herët, po e ripërsërisim se për neve është jetike që të kemi bashkëpunim si me Kosovën ashtu edhe me Republikën e Shqipërisë.”, - deklaroi kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti.
Pajaziti u zgjodh për kryetar komune me 23 vota për asnjë kundër dhe të përmbajtur nga 41 këshilltarë, pasi votimin e kanë bojkotuar 18 këshilltarët e tri subjekteve politike shqiptare në Bujanoc: LPD, PD dhe PVD, në shenjë revolte, pasi Pajaziti koalicionoi me të gjitha subjektet politike serbe dhe rome në këtë komunë.
FITORE DEMOLLI
