Botë

Ballkan, zjarre aktive në disa vende

31.07.2024 17:56

Еra e tymit ndjehet kudo në Ballkan. Zjarret kanë marrë hov në më shumë vende të Ballkanit Perëndimor...

Еra e tymit ndjehet kudo në Ballkan. Zjarret kanë marrë hov në më shumë vende të Ballkanit Perëndimor, si pasojë e të cilave i janë shkaktuar dëme mjedisit jetësor, kurse zjarrfikësit me orë të tëra po luftojnë që zjarri të mos u afrohet shtëpive.
 
Në Kroaci, një zjarr dogji rreth 450 hektarë pyll me pisha rreth qytetit bregdetar të Shibenikut. Në Tucep mbi 90 për qind e ullinjve dhe tokave bujqësore, si dhe tokave të braktisura janë djegur. Zjarrfikësit kroat thanë se zjarri ishte me rrezikshmëri të lartë të eskalojë, por fatmirësisht gjendja alarmante u tejkalua pa viktima në njerëz. 
 
"Asnjë shtëpi banimi nuk u dogj, ne i mbrojtëm ato. I përqendruam të gjitha përpjekjet tona atje; ky ishte prioriteti ynë kryesor, mbrojtja e shtëpive në fshatrat ku jetojnë njerëzit. Disa shtëpi që janë djegur ishin të braktisura dhe nuk jetonte askush aty.”, - deklaroi komandanti i Departamentit vullnetar të zjarrfikësve, Goran Busheliç.
 
"Zjarri u vu plotësisht nën kontroll në orën 23:30 minuta, nuk ka më zjarre aktive. Aktualisht, përpjekjet janë përqendruar në shuarjen e disa zjarreve të vogla në skajet e vatrave të mëdha të zjarrit që u shuan. Punimet aktive në rrethinën e vendit të zjarrit kanë nisur dhe do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës. Në vendngjarje janë angazhuar gjithsej 84 zjarrfikës me 33 automjete zjarrfikëse.", - theksoi komandanti i zjarrfikësve të qarkut të Zadarit, Mate Rudiq. 
 
Në Bullgari, zjarrfikësve iu desh të ndalonin përballjen me zjarret në malin Slavjanka, pasi filluan të shpërthejnë minat tokësore të kohës së Luftës së Ftohtë. Ndërkohë, më shumë se 200 zjarrfikës të mbështetur nga helikopterë dhe avionë zjarrfikës arritën të frenojnë zjarrin në ishullin e dytë më të madh të Greqisë, Evia, pasi autoritetet urdhëruan evakuimin e dy fshatrave, tha brigada e zjarrfikësve.
 
BELINDA KOKA ADEMI