botë
Shpërthim në Herlen-Holandë, shkatërrohet ndërtesa katërkatëshe, 3 të lënduar
20.04.2015 14:03
Një shpërthim në Herlen të Holandës ka shkatërruar tërësisht një ndërtesë katërkatëshe...

Shpërthimi në një bllok pallatesh ka lënë edhe tre persona të lënduar, një prej të cilëve më rëndë. Të lënduarit janë në spital, por jashtë rrezikut për jetë.
Pallati po rinovohej tërësisht prej dy muajsh. Vetëm një i ri nga apartamentet ishte i banuar dhe për fat të mirë as dyqanet në katin e parë të ndërtesës nuk ishin të hapura në momentin e shpërthimit.
Kjo bëri që incidenti të kalojë me fare pak viktima. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por dyshohet për rrjedhje gazi.
