Botë

Rusia bombardon Kharkiv, dy të vdekur dhe 3 të plagosur, mes tyre fëmijë

01.08.2024 14:04

Rusia ka bombarduar rajonin e Kharkiv, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën....

Rusia ka bombarduar rajonin e Kharkiv, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mes të plagosurve është një 10-vjeçar, sipas një njoftimi të kreu të administratës ushtarake të rajonit,Oleg Sinegubov.
 
Një person humbi jetën si pasojë e bombardimeve në fshatin Novoosinove, ndërsa u dëmtuarn dy shtëpi, një garazh dhe disa makina.
 
Në qytetin e Izjumit, si pasojë e një sulmi ajror me raketa “Iskander-M” është plagosur një grua 58-vjeçare./abcnews