OEM: Përmbytjet do të ulin rendimentin e duhanit
Industria e duhanit sivjet shënoi ulje në krahasim me të gjitha parametrat...

Janë kontraktuar gjithsej 34.445 marrëveshje për blerje, ose 190% më pak se vjet, janë mbjellë 14.030 hektarë duhan, ose 30% më pak, është realizuar rendiment prej 24.857 ton, që është 20% më pak nga viti i kaluar, ndërsa është realizuar çmimi blerës prej 117,2 denarësh për një kilogram, respektivisht 24% më i ulët se vitin e kaluar kur ishte 152 denarë, veçanërisht më shumë se 2.500 prodhues të duhanit janë riorientuar të merren me kultura të tjera bujqësore, theksuan nga Oda Ekonomike.
“Sivjet nuk u realizuan projeksionet e kompanive të cilat parashikonin rendiment të duhanit prej rreth 30 milion kilogram. Ulja e rendimentit para së gjithash vjen falë kushteve të motit, shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që në mënyrë të konsiderueshme e ulën edhe cilësinë. Nëse kjo tendencë vazhdon, mundet që, përveç këtyre 2.500 kooperantëve dhe të tjerëve, të riorientohen në raport të veprimtarisë së tyre”- deklaroi Vasko Ristovski nga OEM.
Sipas Ristovskit, subvencionet i zbusin goditjet, por edhe përkundër kësaj prodhuesit kërkojnë dalje në kultivimin e kulturave të tjera. Vlerësimet tregojnë se 20% e mbjelljes së sivjetshme është klasa e katërt. Sasitë e mbledhjes së dorës së parë përmbajnë madje 30% të lagështisë. Blerja përfundoi në afatin ligjor, më 15 mars. Në Industrinë e duhanit do të realizohen gjithsej 73 milionë euro, 47,5 milionë nga blerja dhe 27 milionë nga subvencionet. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
