Botë
Ukrainë, luftime të ashpra në rajonin e Donjeckut
01.08.2024 18:21
Në rajonin e Donjeckut po zhvillohen luftime të ashpra, thanë autoritetet ukrainase....

Në rajonin e Donjeckut po zhvillohen luftime të ashpra, thanë autoritetet ukrainase.
Rusia nisi një sulm me dron dhe zyrtarët ukrainas thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan 89 dronë. Forcat ukrainase thanë se goditën një depo municioni dhe pajisje ushtarake në rajonin e Kurskut.
Aleatët kanë dorëzuar avionët e parë luftarakë F-16 në Ukrainë, raportojnë mediat. Presidenti ukrainas Zelenski tha se gjëja më e rëndësishme tani është rritja e kapaciteteve për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Ukrainës.
Ndërkohë, ushtria ruse ka nisur fazën e tretë të stërvitjeve për vendosjen jostrategjike të armëve bërthamore, gjatë së cilës do të punohet për përgatitjen e njësive të forcave të armatosura të Federatës Ruse për përdorimin luftarak të këtyre armëve.
