Botë
Shpërthim gazi në një ndërtesë në Rusi: Shtatë të plagosur, mes tyre 5 fëmijë
01.08.2024 19:13
Të paktën shtatë persona, përfshirë pesë fëmijë, u plagosën sot nga një shpërthim gazi...

Të paktën shtatë persona, përfshirë pesë fëmijë, u plagosën sot nga një shpërthim gazi në një ndërtesë pesëkatëshe në Nizhny Tagil të Rusisë, sipas mediave ruse.
Dy hyrje të ndërtesës janë shembur nga shpërthimi dhe të paktën tre persona janë ende nën rrënoja. Në distriktin Dzerzhinsky është shpallu gjendja e jashtëzakonshme, njoftoi kryebashkiaku i Nizhny Tagil.
