Parashikimi i motit

02.08.2024 12:00

Moti sot në vendin tonë...

Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe vranësira lokale.

Në pjesën veriore të vendit moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 33 deri 40 gradë celsius.

Gjatë fundjavës moti do të jetë i paqëndrueshëm. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.