Përgjimet, Jankullovska: Zaevin e ka kapur frika

20.04.2015 14:38

Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska, ka komentuar sot “bombën” e fundit të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev....

Me të gjithë kolegët, edhe në pushtetin ekzekutiv edhe në atë gjyqësor, kemi marrëdhënie korrekte dhe profesionale. Zaev po vetëdijesohet për seriozitetin e veprave penale kundër tij, deklaron Jankullovska.

“Në mungesë të ideve dhe propozimeve konkrete, Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij, si mënyrën e vetme për t’u paraqitur para qytetarëve vendosën që të publikojnë materiale të krijuara, montuara dhe furnizuara në mënyrë joligjore. Me secilën paraqitje të tyre në opinion është evidente frika apo shqetësimi te Zaevi, pasi sipas të gjitha gjasave po bëhet i vetëdijshëm për seriozitetin e veprave penale qe rëndojnë kundër tij”- deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Këto komente Jankullovska i bëri pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes kolektive me Sindikatën e Policëve. Sipas Jankullovskës, marrëveshja e re kolektive është sipas standardeve më të larta të BE-së. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)