Lindja e Mesme, kërcënohet Izraeli nga Irani dhe grupet militante
Situata po ndërlikohet më shumë pas vrasjes së liderit politik...

Situata po ndërlikohet më shumë pas vrasjes së liderit politik të grupit militant palestinez “Hamas”, Ismail Haniya. Pasi Udhëheqësi Suprem Ayatollah Ali Khamenei kërkoi një hakmarrje të shpejtë dhe shkatërruese, Izraeli u përgjigj - ne jemi gati për çdo skenar.
“Forcat e Mbrojtjes të Izraelit janë në një gjendje të gatishmërisë së lartë luftarake, si për mbrojtje ashtu edhe për sulm. “Forcat e ushtrisë janë të dislokuara në ajër, në det dhe në tokë dhe janë të gatshme për çdo skenar, veçanërisht për planet për të sulmuar në të ardhmen e afërt” – tha zëdhënësi izraelit, Daniel Hagari.
Kërcënimet ndaj Izraelit nga kreu i grupit militant libanez Hezbollah. Nusrallahu u zotua të përgjigjet për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak të likuiduar nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Nga ana tjetër, lideri i Huthëve të Jemenit akuzoi Tel Avivin për përkeqësim të situatës në Lindjen e Mesme dhe kërkoi hakmarrje.
“Pozicionet për ato krime në lidhje me boshtin e Jeruzalemit, xhihadin dhe rezistencën janë të qarta: duhet të ketë një përgjigje ushtarake ndaj krimeve të rënda dhe për shkak të përshkallëzimit nga armiku izraelit. Ka pozicione të qarta dhe të shpallura nga Republika Islamike, si dhe nga pjesa e mbetur e boshtit dhe po bëhen përpjekje për t'u përgjigjur” – deklaroi udhëheqësi i rebelëve “Houthi” jemenas, Abdul Malek Al Houthi.
SHBA qëndron pas Izraelit kundër të gjitha kërcënimeve – Presidenti amerikan Biden në një bisedë telefonike me kryeministrin Netanyahu me mbështetje të parezervë për shtetin hebre.
Ai theksoi se Uashingtoni është i përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe grupet terroriste Hamas, Hezbollah dhe Houthis.
Biden nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ulur tensionet në rajon.
SHBA qëndron pas Izraelit kundër të gjitha kërcënimeve – Presidenti amerikan Biden në një bisedë telefonike me kryeministrin Netanyahu me mbështetje të parezervë për shtetin hebre.
Ai theksoi se Uashingtoni është i përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe grupet terroriste Hamas, Hezbollah dhe Houthis. Biden nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ulur tensionet në rajon. (Xhanan Halili, TVM2)
