Maqedonia e Veriut, shënon 2 Gushtin, Ditën e Ilindenit

02.08.2024 15:34

Mesazhe për unitet, thirrje për bashkim...

Mesazhe për unitet, thirrje për bashkim në betejat e ineresit të përbashkët në përgjigje ndaj sfidave lokale dhe globale, krijimi i mundësive progresive për të rinjtë,  ishin narrativat e liderëve të vendit në fjalimet e mbajtura për nderë të ditës së Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës.

Në të kaluarën të rinjtë janë sakrifikuar për të ardhmen tonë , tani ëshë koha që ne të sakrifikojmë për ta, me sakrificë nënkupton të mos bëhet kompromis me të ardhmen e tyre, për këtë shkak presidentja thirri në unitet dhe të lihen anash ndasitë, konfliket dhe interesat partiake.

“Suksesi i Republikës  matet me atë se a është vend i denjë për të jetuar dhe se a ju ofron mudësi të nejta përparimi të gjithëve, pikërisht kjo e drejtë është e rrezikuar nga korrupsioni dhe nepotizmi të cilat dekadat e fundit kanë krijuar standarde të dyfishta, kanë rrënuar sundimin e së drejtës dhe kanë minuar të mirën e pëbashkët, por edhe nga bllokimet shumë vjeçare të integrimeve tona euroatlantike që e kanë konsumuar vendin tonë” – tha Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Edhe kryeparlamentari Afrim Gashi, me mesazh për unitet,  theksoi se fuqia jonë si shoqëri përbëhet nga diversiteti ynë, mozaiku i kulturave, gjuhëve dhe traditave që krijonë Maqedoninë e Veriut,  e që nuk është vetëm dëshmi për trashëgiminë tonë të pasur por edhe bazë e mirë e së ardhmes sonë.

“Në këtë kohë sfiduese ne duhet patjetër të bashkohemi, duke i tejkaluar kufijtë etnik dhe kulturor, bashkimi ynë është pasuria jonë më e madhe, sepse pikërisht përmes këti bashkimi ne synojmë madhështinë tonë.” – deklaroi Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi.

Pjesa më e rëndësishme e çdo beteje është uniteti, porositi kryeministri i vendit. Duke i ftuar  të gjitha partitë subjektet dhe lideret të flasin për atë që është vërtet e rëndësishme dhe ajo shtë ekonomia, arsimi, sunsimi i së drejtës dhe inovacionet që sjellin të ardhmen.

“Ilideni është thirrja jonë më e fuqishme për aksion dhe bashkim sot. Në kohë të  sfidave të mëdha globale , beteja jonë për ruajtjen e identitetit dhe sovranitetit   është më e fuqishme se kurdoherë. Ilindeni është thirrje për të gjith ne që të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat, kulturën dhe lirinë tonë.  Vetëm të  bashkuar, në një unitet të madh , dhe dedikim të madh da ta fitojmë.” – u shpreh Kryemnistri i vendit,  Hristijan Mickovski.

Udhëheqësit e insitucioneve më të larta shtetërore porosisin që interesi kryesor i vendit mbetet Integrimi i plotfuqishëm në Uionin Evropian, gadishmërinë e institucioneve për tju përgjigjur reformave Evropane  dhe se nuk do të devijohet nga rruga Evropoane.  (Arlinda Baftiu, TVM2)