Kontesti me Bullgarinë, Mickoski: Jemi për zgjidhje të dinjitetshme

02.08.2024 17:03

Kontestin me Bullgarinë do ta trajtojmë me dinjitet...

Kontestin me Bullgarinë do ta trajtojmë me dinjitet dhe do të ndërtojmë marrëdhënie parimore midis partnerëve të barabartë, jo mes zotërinjve dhe subjekteve, u shpreh kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fjalimit të tij në Meçkin Kamen, përderisa tha se integrimi i vendit në BE mbetet prioritet i kësaj qeverie.

“Sa herë të më pyesin dhe në çfarë do lloj forme të parashtrohet pyetja për Bullgarinë, përgjigja çdoherë do të mbetet e njejtë, ne jemi për zgjidhje të dinjitetshme dhe duam zgjidhje, por jo me çmim të identitetit tonë dhe me çmim të dinjitetit të shkelur. Njëkohësit е padiskutueshme është angazhimi ynë për në BE, ashtu siç është in padiskutueshëm angazhimi ynë për plotësimin e kushteve dhe këtë e bëjmë jo për ti pëlqyer dikujt jashtë, por për tu ndihmuar mes vete brenda. Por njëkohësisht, e padikutueshme është edhe vërejtja se ky proces zgjatë shumë me shumë pengesa dhe kërkesa të cilat  jo gjithmonë janë racionale, e shumë më shumë politike” – deklaroi Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.