Filipçe, Maqedonia shtet i lirë falë Ilindenit dhe KAÇKM-së
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe...

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe shtroi buqet me lule para përmendoreve të Republikës së Krushevës dhe të KAÇKM-së në Shkup dhe porositi se plotësimi i amanetit të shtetëkrijuesve, Ilindeni dhe KAKÇM, është lufta jonë e sotme për Maqedoninë.
Ai thotë se politika nuk duhet të jetë pengesë për bashkimin rreth idealeve të Ilindenit dhe KAÇKM- së.
“Në këtë ditë të rëndësishme, përkulemi para idealeve të gjeneratës revolucionare të 1903-tës dhe të delegatëve të KAÇKMS-së të vitit 1944. Jemi falënderues ndaj betejës së tyre falë së cilës u realizua ëndërra për Maqedoninë shtet të lirë. Këto dy Ilindenë, flasin vetvetiu për qëndresën e idesë për liri, bashkjetesë, tejkalim të ndasive, nacionalizmit, propagandave si dhe kohezionit rreth idealit për barazi për të gjithë, pavarësisht ndasive dhe besimeve.” – deklaroi Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.
Vendlindja jonë është vend i njerëzve puntorë, viteve të kaluara luftuam për njohje internecionale dhe afirmim të shtetit tonë, hymë në NATO dhe treguam se në këtë shtet jetojnë qytetarë me një gjallëri të madhe dhe të gatshëm për ti realizuar qëllimet personale për një shtet të drejtë, evropian dhe demokratik porositën nga LSDM me rastin e shënimit të festës së Ilindenit. (Arlinda Baftiu, TVM2)
