Kharkiv, 6 të plagosur pasi një dron rus goditi një autobus

02.08.2024 17:59

Një dron rus ka goditur një autobus...

Një dron rus ka goditur një autobus në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës herët të premten, duke plagosur gjashtë punëtorë ndërtimi.

Njëri prej të plagosurve sipas guvernatori i rajonit është në gjendje kritike. Guvernatori Oleh Syniehubov ka theksuar se incidenti ndodhi pranë qytetit Derhachi, rreth 40 km nga Hlyboke, një nga vendbanimet kufitare ku Rusia hapi një front të ri lufte në maj.

Mijëra njerëz janë vrarë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.