Humb Klara nga Shkupi, nëna e saj kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur
03.08.2024 12:01
Dje në orën 18:00 ka humbur një vajzë e re nga Shkupi...

Dje në orën 18:00 ka humbur një vajzë e re nga Shkupi. Lajmin e ka bërë të ditur nëna e saj përmes rrjetit social, facebook, ku njëherit ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve:
“KËRKOHET KLARA
Doli dje në orën 18:00 në lagjen Ilinden.
Ajo ka veshur pantallona të shkurtra të zeza, bluzë të zezë me mbishkrime dhe atlete të zeza-gri.
Gjatësia: 165 cm
Pesha: 56 kg
Sytë: Kafe-Jeshile
Nëse dikush e sheh, të raportojë në stacionin më të afërt.”
