Maqedoni

Protesta “Dinjiteti”, Angellov paraqet tre kërkesat e tij

20.04.2015 15:36

Lideri i “Dinjitetit”, Stojançe Angelov, sot para ndërtesës së prokurorisë ka porositur qytetarët që çdo ditë të bëjnë presion ndaj institucioneve të vendit...

Ai sot para prokurorisë ka kërkuar dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm, Marko Zvrlevskit, madje ka kërkuar edhe arrestimin e kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Kërkesa e tretë e Stojançe Angelovit është që prokuroria të japë përgjigje se me çfarë vendimi i është urdhëruar RTVM-së që të mos i emetojë “bombat” e opozitës.