VMRO akuza drejt LSDM-së dhe BDI-së, 560 milion euro për 24 kilometra hekurudhë

03.08.2024 16:12

VMRO-DPMNE-ja në pushtet sërish hedh akuza mbi qeverinë e mëparshme...

VMRO-DPMNE-ja në pushtet sërish hedh akuza mbi qeverinë e mëparshme, LSDM-BDI, për hekurudhën drejt Bullgarisë. Nga pallati i bardhë këtë projekt e konsiderojnë të paplanifikuar, në të cilin LSDM dhe BDI kanë dashur të shpenzojnë 560 milionë euro për pjesën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë,  e cila duhet të ketë 22 tunele.

Nga VMRO-DPMNE nuk e kontestojnë vetëm koston për një tunel, i cili sipas përllogaritjeve të qeverisë së kaluar, një kilometër hekurudhë do të kushtonte mbi 23 milionë euro, por edhe faktin që tuneli i fundit, sipas VMRO-DPMNE-së nuk ka dalje.

“Sipas matematikës së qeverisë së kaluar, një kilometër hekurudhë do të kushtonte mbi 23 milionë euro. Kostoja është vetëm një nga problemet. Hekurudha 24 kilometra duhet të ketë 22 tunele, nga të cilët i fundit nuk ka dalje. Po, LSD dhe BDI parashikuan që hekurudha për në Bullgari të përfundonte në një tunel pa dalje, sepse nuk ka asnjë projekt për të nga pala bullgare. Është e pajustifikuar ekonomikisht të shpenzosh 560 milionë euro për një hekurudhë që përfundon në një tunel pa fund.” – tha Brane Petrushevski nga VMRO-DPMNE.

Partia e Mckoskit beson se 560 milionë euro mund të shpenzohen për modernizimin e hekurudhës nga Tabanoca në Bogorodicë, dhe e njejta  mund të shfrytëzohet nga trenat që do të lëvizin deri në 120 kilometra në orë dhe do të kushtonte 250 milionë euro, gjegjësisht gjysma e asaj që LSDM-ja dhe BDI-ja kishin planifikuar për 22 kilometra hekurudhë me një tunel pa fund. (Sanije Duraku, TVM2)