Kosovë, arrestohen 5 të dyshuar për krime lufte

03.08.2024 16:58

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, bën të ditur se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë e Krimeve të Luftës, si dhe në koordinim me institucionet e sigurisë e gjykatën kompetente, ka udhëhequr arrestimin pesë personave të dyshuar për veprën penale `Krime Lufte`.

"Në kuadër të këtij aksioni, me urdhër të Prokurorit Special, janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë", thuhet në komunikatën përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës.

Ka reaguar e ashtu quajtura zyra për Kosovën në Serbi, sipas të cilës arrestimi i sotëm është bërë me urdhër direkt të kryeministrit Kurti, edhe pse siç thuhet kemi të bëjmë “me njerëz që prej vitesh jetojnë të qetë në pragun e shtëpisë së tyre pa asnjë problem.