Tensione në Lindjen e Mesme, Libani raketon Izraelin, Irani kërcënon

04.08.2024 16:58

Dhjetra raketa janë lëshuar nga Libani jugorë...

Dhjetra raketa janë lëshuar nga Libani jugorë drejt Izraelit duke e detyruar shtetin hebre të aktivizojë “kupolën e hekurt”, si rezultat i sulmeve hakmarrëse pas atentateve ndaj liderëve të Hezbollahut dhe Hamasit.

Presidenti amerikan Biden shpreson se Irani do të tërhiqet nga sulmet hakmarrëse. Por zyrtarët iranian nuk e përjashtojnë mundësinë e hakmarrjes në orët në vazhdim.

Njëherit pretendohet se atentati ndaj liderit të Hamasit është kryer me proektil me rreze të shkurtër.

“Atentati ndaj shtefit të Hamasit ishte i planifikuar dhe u krye nga regjimi cionist, me përkrahje të qeverisë kriminale amerikane. Në bazë të hetimeve, ai është kryer me proektil me rreze të shkurtër që peshonte rreht 7 kilogram, jashtë rajonit për vendosjen e musafirëve. Hakmarrja është e sigurt! Regjimi terrorist cionist do të marr përgjigje të fuqishme për këtë krim. Dëni të pa mëshirshëm, në kohë adekuate, likacion dhe mënyrë” – tha udhëheqësi i lajmeve në Televizionin shtetëror të Iranit.

Ndërkohë të paktën tre palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 18 të tjerë janë plagosur në një sulm izraelit që shënjestroi tendat e personave të zhvendosur në një spital në Deir al-Balah në Rripin e Gazës qendror, njoftoi zyra për media e qeverisë në Gaza. Poashtu është goditur edhe një shkollë.

“U qëllua shkolla Hamama. Kemi nxjerrur shumë trupa. Një nga banorët ka marrë thirrje nga forcat okupuese se rajoni përsëri do të jetë cak i sulmeve. U larguam dhe përsëri pasoi sulmi që e rriti dyfish numrin e viktimave dhe të lënduarve”. – deklaroi Rami Dababish nga Mbrojtja civile.

Poashtu një sulmues palestinez vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në një sulm me thikë në Izrael, para se të vritej nga policia, njoftuan autoritetet izraelite.

Sulmi ndodhi mëngjesin e së dielës afër një pompe karburanti dhe një parku në qytetin Holon, afër Tel Avivit.

Një burrë dhe një grua u vranë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital me nxitim, thanë zyrtarët mjekësorë.

“Katastrofa mund të ishte shumë më e madhe, por oficerët tanë janë me përvojë dhe e neutralizuan teroristin.” – u shpreh Itamar Ben Gvir, Ministër i sigurisë nacionale të Izraelit.

Grupi palestinez, Hamas tha se sulmi me thikë ishte “përgjigje e natyrshme” për sulmet izraelite ndaj palestinezëve dhe për vrasjen e liderit të tij politik, Ismail Haniyeh, javën e kaluar në Teheran.

Megjithatë, Hamasi nuk e mori përgjegjësinë për sulmin. Në rrethana kur janë ritur tensionet në Lindjen e Mesme, shumë vende, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut u kanë bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga Libani dhe të shtyjnë udhëtimet e tyre në Izrael.

“Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen. Duke pasur parasysh situatën e paparashikueshme të sigurisë në Lindjen e Mesme, MPJ u bën thirrje qytetarëve që të shtyjnë udhëtimet jo thelbësore në Izrael. Po ashtu, qytetarët e Maqedonisë që ndodhen në territorin e Izraelit, të ndjekin udhëzimet e organeve të sigurisë kombëtare dhe në varësi të nevojës dhe dinamikës së situatës së sigurisë, të largohen nga Izraeli”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Maqedonisë së Veriut. (Ardita Imeri, TVM2)