Të hënën Kurti vjen në Shkup, e pa shmangshme tema e incidentit në aeroport
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër vjen në Shkup...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër vjen në Shkup për takimin e parë zyrtar me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe disa ministra të koalicionit VLEN.
Kjo vizitë është organizuar reth dy javë më parë dhe nuk ka të bëjë me incidentin me presidenten e Kosovës, Vojsa Osmani në aeroportin e Shkupit.
Në delegacionin me Kurtin është edhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, përmes së cilës Kosova pardje i dërgoi notë proteste Maqedonisë, kështu që pritet edhe kjo temë të jetë në tavolinën e takimit Mickoski-Kurti.
“Do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet”, njoiftojnë nga kabineti i kryeministrit të Kosovës.
Ndërkohë partitë politike në vend kanë vazhdur me reagime lidhur me incidentin me presidneten Osmani.
Incidenti në Aeroportin e Shkupit, LSDM: DPMNE mbron sigurimin e Gashit
LSDM pretendon sa ka informacione të cilat dëshmojnë se VMRO-DPMNE me çdo kusht tenton të mbrohet pjesëtari i sigurimit të Gashit që shkaktoi incident në aeroport gjatë vizitës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
“Pjesëtari i sigurimit të Gashit i ka shkelur rëndë kompetencat, për çka së pari duhet të suspendohet menjëherë, e më pas të ndiqet penalisht.Faktet rreth rolit të tij në incident i ka në detaje MPB dhe kontrolli I brendshëm dhe këto fakte pa mëdyshje tregojnë për pezullim dhe procedura gjyqësore ndaj tij. Tani shtrohet pyetja, pse presin ta pezullojnë dhe të procesuojn rastin? A është VMRO-DPMNE sërish në gjunjë para partnerit të koalicionit dhe po përpiqet t'i mbrojë ata?”
Incidenti në Aeroportin e Shkupit, “E Majta” do të dorëzojë interpelancë për Gashin
“E Majta” do të paraqesë iniciativë për interpelancë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, me arsyetimin se incidenti që ka ndodhur me presidenten e Kosovës, pasqyron mospërfilljen sistematike të institucioneve dhe ligjeve, fillimisht nga vetë kryeparlamentari Afrim Gashi, i cili nuk ka asnjë autoritet për të reaguar në rastin konkret.
“Reagimi i sigurimit të tij, jashtë kompetencave të tij, de fakto ka penguar funksionimin normal të procedurave të sigurisë. Edhe pse është e qartë se bëhet fjalë për një tejkalim skandaloz të autorizimeve, ku institucionet po minohen për të mbrojtur një zyrtar të një shteti tjetër – për tre ditë nuk ka njoftim për përgjegjësi nga autoritetet, përveç disa njoftime fikse dhe diplomatike”, reagojnë nga e Majta.
Hetimi, duhet të sqaroj se çka sakt ka ndodhur reth rastit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. (Sanije Duraku, TVM2)
