Kumanovë: INQK “Trajko Prokopiev” me aktivitete të shumta kulturore
Të punësuarit në Institucionin Nacional Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” Kumanovë...
Të punësuarit në Institucionin Nacional Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” Kumanovë, po vazhdojnë me aktivitete të shumta kulturore e artistike.
Fatlum Aliu, pjesë e sektorit për veprimtari muzikore e skenike pranë Institucionit Nacional Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” Kumanovë, në një prononcim për programin tonë deklaroi se ky institucion viteve të fundit është mjaftë aktiv sa i përket realizimit të programeve kulturore.
“Në institucionin tonë janë realizuar diku rreth 130 aktivitete kulturore duke përfshirë sferat e ndryshme të artit, artit muzikorë, literaturës, dramës, folklorit poashtu edhe arteve pamore, prej tyre kemi arritur të inkuadrojmë edhe dy proekte shqiptare pra në programin vjetor të institucionit dy proekte maqedonase e dy shqiptare, gjithashtu kemi edhe proekte nga jashtë të cilat ne i mbështesim dhe i lejojmë mbajtjen e tyre brenda hapsirave tona”, - tha Fatlum Aliu, pjesë e sektorit për veprimtari muzikore e skenike pranë Institucionit Nacional Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” Kumanovë,
Fatlum Aliu, gjithashtu na njoftoi edhe me aktivitetet e rradhës që do të realizohen gjatë ditëve në vijim.
“Si aktivitete të ardhshme kemi edhe festivalin “Ditët e Komedisë” i cili realizohet tradicionalisht në Qendrën për Kulturë në kumanovë, sigurishtë se do të ket edhe shfaqe në gjuhën shqipe ku do të marrin pjesë shumë vende fqinje me çka besoj se do të jet diçka e bukur e realizuar në formë profesionale, vlenë të thuhet se së fundmi realizuam koncertin e pare të Orlestrës Orkestrës Shqiptare pranë Institucionit Nacional Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” Kumanovë, me çrast falenderoj gjithë pjesmarrësit, përkrahësit e asaj iniciative e që besoj se do të mbahet gjallë dhe ne do të kontribuojmë pandërprerë me gjithë vullnetin, bagazhin tonë professional që kemi me qëllim të ofrojmë vlera tek populli jonë e tek bashkëvendasit”, shtoi mes tjerash, Fatlum Aliu.
Nga Institucioni Nacional Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” Kumanovë, u apelojnë të gjithë atyre që duan t’i bashkohen këtij rrugëtimi artistik e kulturorë, derën për bashkëpunim e kanë të hapur. (Fatlum Aqifi, TVM2)