Botë

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave në Kinë, në dy muajt e fundit mbi 150 viktima

05.08.2024 12:11

Më shumë se 150 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut...

Më shumë se 150 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në Kinë në dy muajt e fundit.
 
Mediat e huaja shkruajnë se ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për gjetjen e personave që rezultojnë të humbur.
 
Operacioni është në vijim pasi rrëshqitjet e tokës goditën rajonin malor tibetian të provincës Sichuan të Kinës, duke vrarë nëntë persona dhe duke lënë 18 të zhdukur.
 
Në Kinë, përgjithësisht sezoni i përmbytjeve zgjat nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit.