Maqedoni
5 zjarre aktive në RMV
05.08.2024 14:06
Ende nuk janë shuar të gjitha zjarret në vend...

Brenda 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit janë regjistruar gjithësej 29 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, 21 janë shuar tërësisht, 3 janë duke u mbajtur nën kontrollë të pjesërishëm dhe 5 të tjera rezultojnë të jenë aktive. Prej tyre dy janë në Ohër.
Zjarre aktive ka në Makedonski Brod, Gjevgjeli, Probishtip dhe komunën e Studeniçanit. Në varësi të kushteve, në gjithë këto vende ekipet e përbashkëta të zjarrëfiksëve, të armatës, policisë dhe vullnetarëve, qoftë nga ajri apo toka, po intervenojnë mbi to. Zjarret në Ohër dhe fshatin Breznicë aktualisht po shuhen me ndihmën e dy helikopterëve.
“Ne jemi më të prekur këtu në Ohër pasi që gjithë ditës kur frynë era, veturat dhe kopshti siç e shihni edhe vetë janë të mbuluara nga hiri. Në terren shihet një numër i madh i njerzëve që po shuajnë zjarrin mirëpo, sa janë efikas, atë nuk di të them”, u shpreh banori.
“Tani për tani, zjarret nuk paraqesin rrezik për fshatin Breznicë, mirëpo ato shpërndahen nga anët tjera të këtij rajoni, respektivisht në drejtim të vikend shtëpizave, liqenit Kozjak. Në terren janë eikpet nga jashtë, armatën dhe ekipet tona ku bashkërisht po bëjmë çmos për të parandaluar zjarret”, theksoi zjarrëfikësi nga Makedonski Brod, Dragi Kostadinovski.
Drejtori i QMK-së Stojanço Angellov u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët përdorin bombola gazi në natyrë, të jenë shumë të kujdesshëm me përdorimin e tyre dhe assesi të mos i lënë ato në diell.
“U bëjë thirrje të gjithë shfrytëzuesëve të bombolave të gazit të jenë jashtëzakonisht të kujdeshëm, respektivisht gjatë kësaj periudhe ose të mos i përdorin ato fare, ose nëse i përdorin, ato të jenë në përputhje të akteve ligjore të cilët parashohin përdorim i sigurt të tyre. Mbajtja e bombolave të gazit në diell, paraqet rrezik të madh për të shpërthyer zjarre në ambiente të hapura”, theksoi drejtori i QMK-së, Stojnaçe Angellov.
Gjatë ditës së diell një zjarr shpërtheu edhe në deponinë e egër në qytetin e Kërçovës, për të cilin kryetari i komunës dyshon se i ai është shkaktuar nga disa persona të papërgjegjësm mbi lokacionin grumbullues për transport dhe selektim të mbeturinave. Zjarret në vend ditëve të fundit po shuhen me ndihmën e helikopterëve dhe aeroplaneve të cilët kanë arritur nga Serbia, Çekia, Hungaria dhe Sllovenia.
REXHEP QAMILI
Ende nuk janë shuar të gjitha zjarret në vend. Brenda 24 orëve të fundit në gjithë territorin e vendit janë regjistruar gjithësej 29 zjarre në ambiente të hapura. Prej tyre, 21 janë shuar tërësisht, 3 janë duke u mbajtur nën kontrollë të pjesërishëm dhe 5 të tjera rezultojnë të jenë aktive. Prej tyre dy janë në Ohër. Zjarre aktive ka në Makedonski Brod, Gjevgjeli, Probishtip dhe komunën e Studeniçanit. Në varësi të kushteve, në gjithë këto vende ekipet e përbashkëta të zjarrëfiksëve, të armatës, policisë dhe vullnetarëve, qoftë nga ajri apo toka, po intervenojnë mbi to. Zjarret në Ohër dhe fshatin Breznicë aktualisht po shuhen me ndihmën e dy helikopterëve.