Botë
Tensione në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon me hakmarrje Izraelin
05.08.2024 15:22
Izraeli është në pritje të sulmit hakmarrës Iranian,ndërsa autoritetet në Teheran...

Izraeli është në pritje të sulmit hakmarrës Iranian,ndërsa autoritetet në Teheran thon se Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, por sipas Ministrisë së jashtme iraniane Izraeli duhet të ndëshkohet në mënyrë që të parandalohet paqëndrueshmëria e mëtejme.
Në Tel Aviv situata po ndiqet me vëmendje si dhe po përgatiten plane për aksione preventive.
“Punojmë në atë që ta japim paralajmërimin e nevojshëm për vlersimin secilës kanosje. Derisa nuk ndryshojn gjërat, nuk ka ndryshime në politikat e mbrojtjes në komandën e fronbtiti vendor”, u shpreh zëdhënës i ushtrisë së Izraelit, Daniel Hagari.
Kërcënimet e Teheranit janë serioze vlersojnë nga SHBA-të.
“Kur udhëheqsi suprem thot se do të hakmerret atë duhet ta kuptojm seriozisht. Nuk e di sa çfar do të bëjnë dhe kur, por patjetër të bindemi se jemi të gatshëm ta ndihmojnë Izraelin që ta mboj veten”, theksoi kordinatori i këshillit të sigurisë nacionale, Xhon Kirbi.
Kryeministri Izraelit kërcënohet se sulmuesit do të paguajn çmim të lartë.
“Irani dhe përkrahësit e tij po përpiqen të na rrethojn në 7 fronte. Argresioni i tyre është i pa qëndrueshëm. Jemi të vendosur të qendrojm kundër tyre në secilin front, në gjdo aren larg dhe afër. Secili që do ti vras qytetarët tanë, apo që do ta dëmtoj shtetin ton do të përgjigjet. Do të paguaj çmim të lart”, u shpreh kryeministri i Izraelitm Benjamin Netanjahu.
Nga ana tjetër Hezbollahu nga Libani, ka goditur Izraelin verior, ku janë plagosur dy ushtarë. Në Gaza vazhdojn sulmet Izraelite ndaj Hamasit.Vendet e G7-tës kan apeluar për përbajtje dhe deeskalim në Lindjen e mesme, për të shmangur zgjerimin e konfliktit.
Shum vende përfshi edhe Maqedoninë e Veriut kanë apeluar te qytetarët që të largohen nga Libani dhe të mos udhtojnë për në Izrael.
GYLTENE SINANI
