Ansambli shqiptarë mbetet me 3 të punësuar, 33 artistëve nuk u vazhdohet kontrata
33 pjestarë të Ansamblit Nacional të Këngëve...

33 pjestarë të Ansamblit Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në R.M.V, kanë mbetur pa punë, artistët të cilët janë angazhuar për 5 vite që nga themelimi i insitutucionit, shprehen të indinjuar me situatën e krijuar.
Artistët e Ansanmblit thonë se ata janë çlajmëruar nga puna me datën 26 Korrik, pa njoftim paraprak.
“Jemi përpjekur të kuptojmë se pse jemi të pushuar, në mesin e shumë gjërave flitet për një ligj që i detyron institucionet për audicion dhe me të cilin dëshiron të nxiret drejtori i tre të punësuarve sepse aq janë edhe pse nuk ka logjikë se ne moti e kemi kaluar audicionin kur jemi pranuar dhe si krejt institucionet ende nuk mund të kuptojmë se si ky ligj paska funksionuar vetëm për ne.” – tha Vullnet Neziri, artist.
Sipas sqarimeve zyrtare të drejtorit Shkodran Tolaj, të gjithë të punësuarit në Ansamblin shqiptar kanë nënshkruar kontrata pesë vjeçare, nga 10.07.2019-10.07.2024 dhe kanë qenë të informuar se sipas ligjit për kulturë duhet të rikonkurojnë, të rihynë në audicion për t’u ripunësuar në institucion.
Pëlqimi për punësime është marrë për vitin 2024, por konkursi nuk ka mundur të zhvillohet në fillim të vitit për shkak të afateve kohore të zgjedhjeve.
Drejtori Shkodran Tolaj përgjegjësinë mbi zgjidhjen mbi fajin dhe zgjidhjen e situatës e bartë tek Qeveria Aktuale.
“Pas krijimit të Qeverisë, është përgatitur konkursi por me vendim të qeverisë së re janë anuluar vendimet e Ministrisë së Financave për punsime në të gjitha institucionet shtetërore! Si rezultat i këtij vendimi nuk është e mundur që të shpallet konkurs për punësim në ansambël pa marrë ripëlqim nga Ministria e Financave!” – deklaroi Drejtori i ansamblit, Shkodran Tolaj.
Shkodran Tolaj – “Kërkesa për të rimarrë pëlqim është bërë një muaj më parë, është kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Kulturës për këtë problematikë në rrugë zyrtare nga ana e drejtorit të ansamblit, por deri më tani s’ka përgjigje andaj përgjegjësia mbetet tek Qeveria aktuale e Republikës së Maqedonisë së Veriut!”.
Ka reaguar në faqen e tij në Fejsbuk edhe zv. Ministri I Kulturës Sedat Sulejmani.
“Si Zëvendës Ministër i Kulturës, dua të njoftoj publikun dhe të gjithë artistët se jemi të angazhuar maksimalisht për të rikthyer sa më shpejtë normalitetin në ansambël. Këtë çështje e kemi diskutuar bashkarisht edhe me ministrin Ljutkov dhe vullneti për zgjidhjen e krizës së krijuar për këta artistë është më se i nevojshëm. Ne ju sigurojmë se artistët do të kthehen së shpejti në vendet e tyre të punës, dhe për të siguruar stabilitet dhe vazhdimësi në krijimtarinë e tyre, kontratat e reja do të jenë me afat të papërcaktuar.” – u shpreh Zv.Ministri për Kulturë, Sedat Sulejmani.
Përmes emailit TVM2 ka adresuar pyetje deri te Ministria për Finansa, mbi zgjidhjen e situatës, por deri në këto momente nuk kemi pranuar përgjigje zyrtare. (Arlinda Baftiu, TVM2)
