“Ethet e Nilit” në Shqipëri, infektohen 17 persona, 3 viktima
05.08.2024 19:24
Virusi “Ethet e Nilit Perëndimor” ka mbërritur në Shqipëri...

Virusi “Ethet e Nilit Perëndimor” ka mbërritur në Shqipëri. Lajmi është konfirmuar nga Instituti i Shëndetit Publik, ndërsa mësohet gjithashtu se janë regjistruar edhe 3 viktima.
Ndërkaq, bëhet me dije se 64 raste dyshohen vetëm gjatë muajit korrik, ndërsa mësohet se kjo sëmundje përhapet nëpërmjet mushkonjave.
Rastet e infektuara dhe të dyshuara janë nga Lushnja, Fieri, Kurbini, Berati, si dhe pak raste në Lezhë e Shkodër.
Kjo sëmundje transmetohet lehtshëm tek personat e rinj, ndërsa pas moshës 60 vjeç, apo tek personat qe kane dëmtime të imunitetit, virusi mund të shkaktojë forma me prekje të sistemit nervor qendror.
