Kosovë, aksion për mbylljen e postave “të egra”
Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor...

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor në veri të vendit tek postat e palicencuara, përkatësisht në objektet ku ka operuar e ashtuquajtura "Postë e Serbisë".
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se aksioni ka nisur pas një informate të pranuar nga Autoriteti Regullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, se në territorin e Kosovës operojnë operatorë ekonomik pa licencë dhe të pa regjistruar në ARBK. Me këtë rast, sipas tij, njësitë policore kanë shkuar për verifikim të këtij informacioni.
“Informacioni ka rezultuar të jetë i saktë, me ç’rast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojmë sipas autorizimeve të tij”, ka thënë Elshani.
Sipas tij, deri tani nga 9 lokacione të kontrolluara, 5 janë mbyllur.
