Maqedoni

Situata me zjarret, QMK: 3 zjarre aktive në RVM

06.08.2024 13:19

Gjithësej 23 zjarre aktive, 14 të shuara...

Gjithësej 23 zjarre aktive, 14 të shuara, tre duke u mbajtur nën kontrollë dhe 3 të tjera aktive.Ky është bilanci për 24 orët e fundit nga zjarret të cilët kapluan vendin. Në mesin e zjarreve aktive dhe me kritike edhe sot është në fshatin Tazhevë dhe Breznicë në komunën e Makedonski Brod, në Parkun Kombëtarë “Jasen” si dhe në Demir Hisar.
 
Edhe gjatë mbrëmjes së kaluar ekipet e përbashkëta nga ajri dhe toka kanë punuar për t’i vënë nën kontrollë stuhitë e mëdha të zjarrit të cilët tashmë tre javë shkrumojnë pasuritë pyjore.
 
“Vazhdimisht po vëzhgojmë situatën në terren. Disa vatra janë lokalizuar e disa po i lokalizojmë. Kemi ndihmë nga ajri. Sa i përket zjarrit,i cili është në drejtim të vikend shtëpizave, mund të themi se ky zjarr është ende larg kësaj lagjeje. Mbi to po intervenohet me ndihmën nga ajri dhe toka”, u shpreh kryetari i komunës së Makedoski Brod, Zharko Ristevski.
 
Në qytetin e Ohrit dhe Prilepit situata me zjarret është e qetë, mirëpo ekzistojnë disa pika kritike për të cilën ekipet e përbashkëta të zjarrëfiksëve, armatës, policisë dhe vullnetarëve po e mbikqyrin situatën në terren.
 
Në ndërkohë, SPB e Prillepit privoi nga liria një banor tëmoshës 54 vjec nën dyshiminpër zjarrëvënie, respektivisht zjarrin i cili ai ia kishte vënë fillimisht barrit të thatë në oborin e shtëpisë së tij, ishte përhapur edhe tek parcelat e fqinjëve të tij. Autoritetet e QMK-së informuan se brenda 24 orëve të fundit në linjën telefonike për emerëgjencë, kanë pranuar 2.562 thirrje emergjente lidhur me zjarret. 
 
REXHEP QAMILI