Paralajmërimet për destabilizim, LSDM: Mickoski t’i ndaj informacionet me PP-në
Kryeministri Hristijan Mickoski...

Kryeministri Hristijan Mickoski, dy ditë resht alarmon se subjketi politik BDI përgadit teren për destabilizim të shtetit. Social- demokratet kërkojnë nga Mickoski që nëse ka ndonjë informatë për prishjen e paqes në vend, menjëherë informacionet t’i ndajë me institucionet kompetente.
Në të kundërtën thonë nga LSDM, Mickoski bëhet bashkëpunëtor apo faktor politik që mund të ketë interes nga një situatë e tillë.
“Çdo paralajmërim për destabilizim do të thotë ngërç për qytetarët, ngërç për ekonominë, frikë dhe tension në shoqëri. Nëse Mickoski e bën këtë pa bazë dhe pa ndërmarrë hapa konkretë, Mickoski është ai që destabilizon. Ne kërkojmë urgjentisht të sqarohet për këto pretendime, kërkojmë nga Siljanovska Davkova që të thërrasë Këshillin e Sigurimit nëse ai është konstituar. Kërkojmë që Prokuroria Publike të iniciojë hetime dhe të thërrasë Mickoskin në pyetje.” – tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdana Kuzeska.
VMRO-DPMNE: A është edhe LSDM pjesë e planit
Nga VMRO- DPMNE, pyesin LSDM-në a e përgadisin së bashku me BDI-në planin për destabilizimin e shtetit nga vjeshta.
“Filipçe vrapoi me një status në Facebook për ta hequr mizën nga kapelja, por më kot edhe fëmijët e vegjël e dinë se LSD është vëllai i vogël i BDI-së. Të gjitha krimet e BDI-së nuk do të ishin të mundura pa LSD-në. LSD të thotë se çfarë planifikojnë me BDI-në dhe a është qëllimi që të mbrohen nga përgjegjësia për krimet e kryera? Si LSD ashtu edhe BDI duhet ta dinë se dhuna dhe trazirat nuk do t'i ndihmojnë, përkundrazi do të duhet të përgjigjen për këtë dhe të përballen me pasojat e veprimeve të tyre". – deklaroi Brane Petrushevski, nga VMRO-DPMNE.
Sali: S’kam nformata, Mickoski t’i drejtohet PP-së
Bekim Sali, nga koalicioni VLEN, nuk ka informacione për planin e pretenduar të BDI-së për destabilizim, si dhe se çfarë informacioni ka në dispozicion kryeministri, Hristijan Mickoski.
“Pra, nuk kam informacion se çfarë destabilizimi dhe çfarë informacioni ka në dispozicion kryeministri. Nëse ka informacion, është Prokuroria Publike, ky institucioni që është pas nesh është për të shkëmbyer kësi lloj informacionesh.” – tha Bekim Sal inga VLEN.
BDI: Jemi për paqe, do të mbrojmë legjitimitetin
Nga partia e Ahmetit ditë më parë theksuan se nuk dëshëshirojnë t’i komentojnë spinet dhe bllofet politike, por vetëm të qartësojnë se kanë marrë mandat dhe përgjegjësi nga votuesit shqiptarë për të mbrojtur legjitimitetin, vullnetin politik dhe dinjitetin e votës dhe popullit shqiptar në Maqedoni të Veriut. (Sanije Duraku, TVM2)
