Botë
Irani mund të sumojë Izraelin, Miller: ShBA do mbrojë Izraelin
06.08.2024 15:14
Sipas inteligjencës amerikane, një sulm nga Irani dhe Hezbollahu në Izrael...

Sipas inteligjencës amerikane, një sulm nga Irani dhe Hezbollahu në Izrael mund të ndodhë në 24 deri në 48 orët e ardhshme. Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të zhvilluara, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për Tel Avivin, ishin të vetëdijshëm për këtë.
Ne kemi informuar aleatët për kërcënimet ndaj Izraelit, forcat ushtarake amerikane do t'i përgjigjen sulmeve ndaj objektivave të zgjedhur nga Uashingtoni, u tha nga Shtëpia e Bardhë.
“A do të ndodhë apo jo sulmi është vendim i Iranit. Ne po u dërgojmë atyre mesazhe përmes marrëdhënieve tona diplomatike, sepse përshkallëzimi nuk do të jetë në interesin e tyre dhe rajonal, ne do të mbrojmë Izraelin. Nuk mendoj se konflikti është i pashmangshëm, sigurisht që ka rrezik”, u shpreh zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Pentagoni dërgoi gjithashtu aeroplanmbajtësen e dytë në Mesdhe, Theodore Roosevelt, për të zëvendësuar Abraham Lincoln, i cili u zhvendos në Detin e Kuq, më afër Iranit.
E teksa po qarkullojnë përpjekjet e fundit diplomatike për të shmangur luftën në lindjen e afërt, por edhe në Azinë qendrore, një bazë amerikane në Irakun perëndimor u godit nga raketat ruse të tipit Kaqusha, ku disa ushtarë u plagosën.
Pezeshkian: Izraeli do të marrë përgjigje për krimet
Në Teheran, kreu i Këshillit të Sigurimit rus Shoigu u takua me presidentin e ri iranian Pezeshkian.
"Irani nuk dëshiron të zgjerojë luftën, por Izraeli do të marrë patjetër një përgjigje për krimet", theksoi presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian.
Erdogan me peticion kundër izraelit përpara GJND-së
Situata është më se komplekse, presidenti turk Erdogan ka njoftuar gjithashtu një peticion kundër Izraelit përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.
“Nesër po e dorëzojmë peticionin në Hagë. Turqia po dërgon një mesazh të qartë dhe të fortë kundër politikës gjenocidale të Izraelit. Pavarësisht gjakderdhjes dhe gjenocidit, Turqia nuk do të ndalojë kurrë së mbështeturi popullin palestinez”, u shpreh presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Vrasja e Ismail Haniyeh, liderit të krahut politik të Hamasit, në Teheran u krye nga një raketë në distancë të afërt, tregoi hetimi balistik i mjekësisë ligjore iraniane. Në një periferi të Jerusalemit, ushtria likuidoi një sulmues me thikë.
FITORE DEMOLLI
