Kulturë
“ISOT” e ngërçit në ansambël: VLEN akuzon BDI-në, Tolaj sulmon Besën dhe punëtorët
06.08.2024 14:51
33 artist të ngelur në rrugë pa të ardhura, ndërkaq vazhdon pingpongu...
33 artist të ngelur në rrugë pa të ardhura, ndërkaq vazhdon pingpongu i akuzave dhe kundërakuzave mes drejtorit të Ansamblit, subjekteve dhe perfaqësuesve politik.
Pas preskonferencës së djeshme të artistëve ku mbajnë përgjegjës drejtorin Tolaj për shkaktim të mjegullës me punësimet e artisëve, duke mos i informuar ata për skadimin e kontratave dhe çlajmërimin nga puna, si dhe ushtrim të mobingut dhe keqtrajtim në vendin e punës, ka reaguar drejtori Tolaj, duke e quajtur atë cirkuziadë të orkestruar për interesa individuale dhe tendencë për ta njollosur Ansamblin.
Ai akuzon partinë Besa se ka kërcënuar ish punëtorët e Ansamblit Shqiptar se “për të siguruar vend pune, do dilni jo vetëm të kërkoni vend pune dhe të ktheheni me ne partiakisht, por të shani Qeverinë e kaluar dhe drejtorin, i cili duhet të pastrohet një ditë e më parë” . Drejtori Tolaj madje ka akuzuar edhe disa media për siç thotë ai, krijim të kësaj fushate të paskrupullt.
“Pas tërë kësaj cirkuziade është partia “Besa” dhe zëvendësministri i kulturës i cili në takim me të më ka potencuar “do bëhet e madhe- jep dorëheqje”. Ia kam thënë e po ia përsëris- le të bëhet kiameti, unë nuk i frikësohem as inspeksioneve, po as akuzave të një grupi të punëtorëve që kanë interesa personale mbi baza të politikave ditore!- shkruan Tolaj.
Ndërkaq VLEN, përmes një komunikate për media përgjigjet për situatën duke akuzuar BDI dhe satelitët e saj si shkatërreuestë kulturës shqiptareduke e mbajtur përgjegjës drjtorin Tolaj, të cilin e quajnë këngëtar personal të Ali Ahmetit.
“Koalicioni VLEN, si pjesë e qeverisë, dënon ashpërsisht veprimet e drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe, Shkodran Tolaj. Ai kishte mundësinë të zgjidhë statusin e artistëve, por zgjodhi të ndjekë të njëjtën rrugë të paaftësisë dhe neglizhencës si çdo institucion tjetër që udhëhiqet nga BDI dhe satelitët e saj. I bëjmë thirrje edhe Prokurorisë Publike që të hyjë në këtë institucion dhe të sheh nëse ka skelje edhe më të mëdha të punës së tij.” – thuhet në Kumtesën e VLEN-it.
Përveç akuzave dhe kundërakuzave akoma nuk ka përgjigje për zgjidhjen konkrte për punësimet e 33 artistëve të ngelur në rrugë. Ministria e Finansave ende nuk ka një përgjigjepër problemin në fjalë.
ARLINDA BAFTIU