Covid 19 sulmon sërish, pediatrët: Evitoni grupimet
Shumë qytetarë, por në veçanti fëmijët...

Shumë qytetarë, por në veçanti fëmijët në vendin tonë janë të prekur me virusin “Covid 19”, por numrat flasin akoma për një numër të vogël, e kjo është e tillë sepse në vendin tonë shumë pak testohen qytetarët, por edhe fëmijët të cilët kanë temperaturë të lartë trupore, apo ndonjë simpton të ngjajshëm, vlerësojnë mjekët pediatër.
Sipas mjekes Markoska për çdo ditë lajmërohen 50 deri më 60 fëmijë me simptome, siç është temperatura e lartë trupore, dhe ky numër është i lartë për këtë stinë të vitit.
“Numri i të prekurve me Covid 19 nuk është aq i lartë, por unë mendoj se kjo është ashtu sepse ne nuk i testojmë femijët. Së pari testet nuk gjenden nëpër barnatoret, ashtu siç ishte deri më tani, prandaj mendoj se numrin të cilin e shfaqim me numrin real sa janë të prekur me Kovid është shumë i ndryshëm, dhe për fat të keq mund të them se numri i të prekurve është shumë më i lartë. Ne deri më tani kemi nxjerrë pacientë me Covid 19, dhe ky numër nuk është i vogël, dhe unë mendoj se këtë do ta kemi shumë më shpesh në javët në vazhdim, sepse qytetarët mezi presin që të vijë uikendi dhe të ikin jashtë vendit. Kemi shumë fëmijë të cilët kanë temperature të lartë trupore dhe e njëjta arrinë deri më 39.6, dhe kjo gjendje vështirë menaxhohet, prandaj nuk rekomandojmë që për temeraturë 37 menjëher të jepët sirup, por derisa të jetë në këtë shkallë temperature mund të menaxhohet me dush, t’i jepen lëngje, elektrolite, apo paracetamol sipas nevojës, kurse sirupi të jetë mjeti i fundit” – tha Dragana Emel Markoska, pediatër.
Markoska poashtu si një nga shkaktarët që kemi shumë fëmijë me temperaturë të lartë trupore dhe simptome të tjera, e sheh tek grupimi i madhë që po ndodh në çerdhet e fëmijëve.
“Nëpër çerdhet e fëmijëve i ri-grupojnë fëmijët, më vjen keq se pandemia me Covid 19 për fat të keq nuk na ka mësuar se nuk duhet të grupohemi. Deri sa e kishim temën e Covidit aktual, kemi mundur të funksionojmë duke mos u grupuar, por pasi dolën zërrat se nuk ka më Kovid, e që në realitet e kemi akoma, kemi filluar që në gjithcka të kthehemi mbrapa siç ka qenë” – u shpreh Dragana Emel Markoska, pediatër.
Sipas mjekëve informacionet flasin se nëpër çerdhet e fëmijëve kemi grupe të cilat janë krijuar nga 40 deri më 45 fëmijë në një grup, që e shton mundësinë e përcjelljes së viruseve, por edhe ahengjet familjare, shtojnë mundësinë e përcjelljes së virusëve. (Fitim Kryeziu, TVM2)
