Zgjedhjet në SHBA, Harris zjedh Valz-in kandidat për nënpresident
Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris...

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris zgjodhi guvernatorin e Minesotës, Tim Valz, si kandidat për nënpresident nga pjesa qendrore e Amerikës, në një përpjekje të dukshme për të zgjeruar bazën e votuesve duke tërhequr votuesit ruralë, të bardhë, njoftojnë mediat amerikane duke iu referuar burimeve me dijeni për këtë çështje.
60 vjeçari Valz, një veteran i Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane dhe ish-mësues, u bë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2006, duke fituar në një distrikt me prirje republikane dhe shërbeu për 12 vjet përpara se të zgjidhej Guvernator i Minesotës në vitin 2018.
Si guvernator, zoti Valz ka ndjekur një axhendë progresive, që mes të tjerave përfshin masa për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike, uljen e taksave për klasën e mesme dhe zgjerimin e lejes së paguar për punonjësit e Minesotës.
