Zjarret në RMV, gjithësej 41 zjarre, 6 aktive
Brenda 24 orëve të fundit në vend...

Brenda 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar gjithësej 41 vatra zjarri. Gjashtë prej tyre rezultojnë të jenë aktive edhe gjatë ditës së mërkurë, ndërsa 26 tjera janë pjesërisht ose tërësisht të shuara.
Gjendja më e rëndë me zjarret paraqitet mes fshatrave Tazhevë, Breznicë dhe parkun kombëtarë Jasen në komunën e Makedonski Brod, në Demir Hisarë mes fshatrave Vitovë, Ilino, Brezhani, në Çashka në fëshatin Oreshe, ndërsa zjarre me intenzitet pak më të ulët ka në Petroveçë dhe Studeniçan të Shkupit si dhe në Koçanë.
Ekipet e përbashkëta të zjarrfikësve, armatës, policisë, ndërmarjeve komunale dhe vullnetarëve me helikopterë dhe aeroplanë po intervenojnë vazhdimisht nga ajri dhe toka për t’i shuar të gjitha këto zjarre.
“Zjarret mbi të cilët po intervenojmë sinqerisht janë të rënda, sepse këtu është shumë nxehtë, flakët janë të mëdha dhe shumë shpejt po digjet gjithçka. Aeroplanet që erdhën në ndihmaum sa do pak për ti lokalizuar disa vatra aktive, mirëpo pavarësisht kësaj, në të shumtën e rasteve ne këtu ballafaqohemi me terren i papërshtathshëm” – tha Nikolla Kotev, i punësuar në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Maqedonia e Veriut tashmë katër javë me rradhë është përfshirë nga flakët e mëdha të zjarreve. Autoritetet e vendit kanë bërë të ditur se gjatë muajit korrik në tërë territorin e vendit janë regjistruar gjithësej 620 zjarre në vend.
Autoritetet dyshojnë se një pjesë e madhe e këtyre zjarreve janë shkaktuar nga pakujdesia e faktorit njeri. Për ti vënë nën kontrollë zjarret në vend, aeroplanë, helikopterë dhe ekipe speciale kanë ardhur nga shumë vende të Ballkanit. Deri në këto momente ende nuk është përllogaritur saktësisht se sa është dëmi material nga shpërthimi i këtyre zjarreve masive. (Rexhep Qamili, TVM2)
