Maqedoni
Çibishev, zjarret lëshojnë gazra tejet të dëmshme
07.08.2024 14:51
Në klinikën e Toksikologjisë nuk ka persona të hospitalizuar për shkak të helmimeve...

Në klinikën e Toksikologjisë nuk ka persona të hospitalizuar për shkak të helmimeve nga tymi i shkaktuar nga zjarret e shumta që prej më shumë se një muaj janë shkaktuar në vend, qoftë nga pakujdesia apo edhe zjarrvënia e qëllimshme.
Drejtori i klinikës së toksikologjisë Andon Çibishev thot se megjithate mjekët nga qytetet tjera të vendit kërkojnë këshilla për personat që kanë qenë në mënyrë direkte të përfshirë në shuarjen e zjarreve, të cilët përballen me kokëdhembje, marramendje apo vështërsi në frymëmarrje. Çibishev sqaron se kur digjen pyje përveç grimcave PM lirohen edhe gazra të cilat janë shumë të dëmshme.
“Tymi që i përmban në koncentrik të lartë këto gazra, fillimisht ndikon në mënyrë irituese, i prek organet e sipërme respiratore, apo sytë, ndjehet djegje apo lotim nga sytë, shikim i dobësuar, kollitje apo frymëmarrje e vështërsuar. Nëse qëndroni në tym një periudhë më të gjatë mundet shum seriozisht të rrezikohet shëndeti”, u shpreh drejtori i klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev.
Zjarret në vend kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme të sipërfaqeve pyjore, si në malet e Osogovës në komunën e Probishtipit, ashtu edhe në rajonin e Ohrit, në komunën e Pllasnicës, Dollnenit, por edhe në komunat e Shkupit dhe komuna tjera të vendit, që ndikon drejtëpërdrejtë në dëmtimin e natyrës.
Nga viti 2015 deri në vitin 2020, MPB ka parashtruar 9 padi në prokurori për zjarrvënie të qëllimshme, por për gjashtë vite asnjë nga këto raste rast nuk ka epilog gjyqësor.
FITORE DEMOLLI
