VLEN, interpelanca ndaj Gashit, eksperiment anti-NATO
Koalicioni VLEN kanë reaguar pas nismës së Partisë, “E Majta”...

Koalicioni VLEN kanë reaguar pas nismës së Partisë, “E Majta” për interpelancë ndaj kreut të Kuvendit, Afrim Gashi, duke e quajtur eksperiment anti NATO. Sipas këtij koalicioni, qëllimi i interpelancës është për ta testuar shumicën qeveritare dhe për të parë nëse opozita, përfshirë këtu edhe BDI-në mund të gjejë një interes të përbashkët për të vepruar së bashku.
“Si në çdo eksperiment politik, ashtu në interpelancën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ka elemente të nevojshme eksperimenti. Kërkohet një motiv, siç ishte incidenti në aeroport. Më pas, krijohet në mënyrë të koordinuar një histeri në publik, e më vonë në mënyrë pompëzuesë kërkohet përgjegjësi politike. Ndërtohet një konstrukt rreth sigurisë së Kryetarit të Kuvendit. Levica është parashtrues i interpelancës, LSDM-ja e mbështet, ndërsa BDI-ja kërkon alibi për të hyrë hapur në këtë grup dhe për të kaluar nga roli i përkrahësit të heshtur në atë të koordinatorit politik. Cili është qëllimi? Qëllimi sigurisht që nuk është mbrojtja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën ose e Marrëveshjes së Ohrit. Qëllimi është të shkaktohet një tërmet politik. Pse? Për të testuar shumicën qeveritare dhe për të parë nëse opozita mund të gjejë një interes të përbashkët për të vepruar së bashku”, thuhet në reagimin e VLEN.
LSDM, Mickoski është gjunjëzuar para Gashit
Ndërkohë nga LSDM thonë se kryemisnitri Mickoski i ka shkelur premtimet se secili zyrtarë që do të gaboj do të prëgjigjet. Kjo duket se do të vlejë vetëm për qytetarët e thjeshtë por jo edhe për politikanët nga koalicioni i tij, thonë nga LSDM.
“Mickoski është gjunjëzuar para Gashit dhe kjo është për të ardhur keq kur e sheh. As LSDM e as kushdo tjetër nuk ka shkruar qartë në raportin policorë se është dhënë “urdhër jo ligjor nga ana e Kryetarit të Kuvendit”. A duhet dëshmi më e madhe se kjo? Për keqardhje është edhe minsitri Toshkovski, i cili në mëngjes në raport shkruan urdhër jo ligjorë nga Gashi, ndërsa në mbrëmje e mbron se nuk ka pasur bazë për përgjgjësi penale” - thonë nga LSDM, duke kërkuar nga Mickoski të mbështes shkarkimin e Gashit nga posti i kryeparlamentarit.
VMRO-DPMNE: Qeveria LSDM-BDI i fshehu dy incidente me Osmanin
Por VMRO-DPMNE janë kundër ndërrimit të kryetarit të Kuvendit. Tani askush nuk është mbi ligjin edhe sigurimi i Gashit ka padi, ndërsa dy herë më pare gjatë qeverisë LSDM-BDI presidentja e Kosovës i ka shkelur procedurat, ndërsa protokoli i MPB-së ka heshtur, theksojnë nga VMRO-DPMNE duke cituar pjesë nga procesverbali.
“Pas ardhjes te VIP sektori, ndërmjet përgjegjësit për protokoll të delegacionit dhe shërbimit të sigurimit të aeroportit, ka ardhur deri te mosmarrveshja sepse i njejti, duke u thirrur te imuniteti diplomatik i presidentes, nuk është pajtuar që bagazhin personal të presidentes së Kosovës të kontrollohet në skener”, - thuhet në procesverbalin e 16 shtatorit të vitit 2023, theksojnë nga VMRO-DOMNE, duke shtuar se e njejta është përsëritur edhe më 9 dhjetor.
Përveç për incidentin me presidenten e Kosovës, “E Majta” interpelancën e bazon edhe në pretendimet për shkeljen e sekularitetit të shtetit për shkak të lutjeve fetare për Srebrenicën dhe për shkak të dygjuhësisë. (Gyltene Sinani, TVM2)
