Dimitrievskva Koçovska, ribalanci mundëson funksionimin normal të vendit
Pas miratimit të propozimit për rebalancin e buxhetit....
Pas miratimit të propozimit për rebalancin e buxhetit nga ana e Komisionit për Finansa dhe Buxhet në Kuvendin e RMV-së, i njëjti kaloi edhe filtrin qeveritarë, ku sipas Ministres së Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska, në këtë ribalancë janë siguruar mjete për të gjitha çështjet kryesore, me çka i mundësohet vendit të ketë një funksionim normal.
Sipas Dimitrievska Koçovska në këtë ribalans janë siguruar mjete për pagat, dhe për paisje për punë për shumë institucione publike.
“Rebalansi është dokument i cili është përgaditur dhe hartuar, me të cilin sigurojmë mjete për pagesën e të gjitha obligimeve në përputhshmëri me ligjin, deri në fund të vitit. Kemi siguruar mjete për pensionistët, për të punësuarit në administratën publike, për funksionimin e pa ndërprerë të biznesit, për shëndetësinë. Me ribalansin e buxhetit janë siguruar më shumë se 4,1 miliardë denarë për pagesën e pa ndërprerë të pagave, si dhe obligimin për rritjen e pagave sipas marrëveshjes kolektive. Mjete për barazin e pagave sipas standartit jetësor për 6 muajt e parë të vitit. Pastaj kemi 5,1 miliardë denarë për pagesët e pensioneve, pastaj 800 milion denarë për rastet sociale, 1,7 miliardë denarë për sigurim shëndetësor” – tha Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska.
Sipas Ministres së Financave mjete janë paraparë edhe për Komunat dhe Projektet kapitale, ku për këtë çështje janë ndarë diku rreth 6 miliardë denarë, si dhe komentoi edhe çështjen e sigurimit të mjeteve për koridorin 8 dhe 10d.
“Ne po kërkojmë që mjetet të cilat ishin të planifikuara për koridorin 8, të sigurohen edhe për koridorin 10. Dhe ne do të bëjmë një aplikacion të ri, që mjetet për koridorin 10 ti kemi të njëjta sikurse për koridorin 8. Ne kërkojmë që kompanive tju dalim në ndihmë që mjetet për punë të mos i pranojnë në Selanik përmes rrugës detare, e më pastaj me kamion ti sjellin në Maqedoni, por ne kërkojmë që kjo të regullohet përmes transportit hekurudhor që është shumë më i lirë” – deklaroi Ministrja e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska.
Ministreja e Finansave vlerëson se është shumë i rëndësishmë ndërtimi edhe i koridorit 8 edhe i koridorit 10, por thekson se buxheti është i limituar. (Fitim Kryeziu, TVM2)