BDI mbledh Këshillin e Përgjithshëm, diskutohet për MO-në dhe vetingun
07.08.2024 15:36
BDI ka mbledhur Këshillin e përgjithshëm...

BDI ka mbledhur Këshillin e përgjithshëm, ku do të diskutohet për përvjetorin e marrveshjes së Ohrit, Draftin e Viliams për legjitimitetin, si dhe çështjen e vetingut.
“Do të flitet për shënimin e përvjetorit të arritjes së marrëveshjes paqësore të Ohrit, gjithashtu do të diskutohet lidhur me draftin që e ka përgatitur autori i MO-së, Paul Ëilliams, që ka të bëjë me sanksionimin e legjitimitetit dhe me respektimin e vullnetit të qytetarëve për formimin e qeverisë, të shprehur në zgjedhje të lira dhe demokratike, po ashtu do të diskutohet me edhe lidhur me politikën të kamotshme që ka të bëjë me vetingun nga ekspertë euro-amerikanë, ekspertë ndërkombëtarë”, deklaroi Arbër Ademi.
