Tetovë, qytetarët kundër shtrenjtimit të tatimit
Qytetarët e komunës së Tetovës...

Qytetarët e komunës së Tetovës, prisnin rradhë sot tek sportelet për të paguar tatimin e pronës që sipas tyre është rritur dyfish nga viti i kaluar. Ata thonë se tatimi duhet paguar, por reagojnë ndaj rritjes së tatimit.
“Unë tani kamë ardhur të paguj tatimin për këtë vite. Vitin e kaluar sa dëgjoj edhe prej të tjerëve është i dyfisht. Arsyeja se pse është dyfishuar ose trefishuar nuk e di askush, por vetëm merren paret.”
“1200 denar kam paguar vjet, sivjet 3010 denarë.”
“Po e pagova. Për mua se jetoj në Danimarkë, lirë mendojë. Duhet të pagujmë, pasi kërkojmë nga shteti dhe ne duhet të paguajmë.”
“Tatimin e shpisë kam ardhur me pagujt. Se di sa është, jamë gurbetçarë, por kam paguar çdo vitë.” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Udhëheqësi i financave në Komunën e Tetovës, Nuredin Deari, thotë se këtë vitë ka pasur rivlerësim të pronave në terrritorin e komunës së Tetovës, dhe në bazë të çmimeve të tregut është bërë dhe përllogaritja e tatimit në pronë.
Deari më tej shtoi se kjo është kërkesë edhe e revizionit shtetëror, që sipas tij komuna e Tetovës, nga themelimi nuk ka bërë vlerësim të pronave, ashtu siç e parasheh ligji në çdo katër vite.
“Nuk bëhët fjalë për rritje të tatimeve, por bëhët fjalë per një obligim ligjor që ne e kemi si komunë. Ne si komunë jemi të detyruar që në çdo katër vite të bëjmë rivlerësimin e të gjitha pronave që janë në komunën e Tetovës. Kjo si periudhë nuk është kryer gjatë periudhës si komunë e Tetovës, por në mënyrë paushalle ose nuk e di në çfarë forme, pasi data-baza është krijuar gradualiaht, por jo e saktë dhe me vlerësim jo konkret. Në bazë të udhëzimeve që ishin nga Revizioni shtetëror, ne kemi bërë azhurim të të gjitha pronave në komunën e Tetovës dhe janë vlerësuar me çmim të tregut.” – deklaroi Kryeshefi i Financave në Komunën e Tetovës, Nuredin Deari.
Nga Sektori i Financave në Komunën e Tetovës, thonë se për momentin me vendim të këshillit komunal të lejuar nga pagesa e tatimit janë fshatrat e Malësisë së Tetovës dhe tokat buqësore që punohen. Ndërsa ato toka që janë të pa mbjellura do të duhet të paguajnë tatim në bazë të ligjit. (Visar Sadiku, TVM2)