Lindja e Mesme, gjendja mbetet tejet e tensionuar
Avionët luftarakë izraelitë vazhdojnë të fluturojnë mbi Bejrut...

Avionët luftarakë izraelitë vazhdojnë të fluturojnë mbi Bejrut. Autoritetet libaneze thonë se po përpiqen të parandalojnë një përgjigje të Hezbollahut që do të fillonte një luftë më të gjerë, por udhëheqësi i grupit militant ka një pikëpamje tjetër.
“Përgjigja jonë po vjen. Kjo është e para, vetëm do të përgjigjemi ose me rezistencën. Të gjithë mund të përgjigjemi për një here ose secili veç e veç me kalimin e kohës. Por kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, pavarësisht nga pasojat”. – tha Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.
Në linjë të njejtë është edhe Teherani, ata pretendojnë se nuk kërkojnë përshkallëzim, por nuk heqin dorë nga hakmarrja për vrasjen e Haniye. Ndërkohë është zgjedhur udhëheqës i ri i Hamasit, lideri I ri do të jetë Jahja Sinvar.
Por nga Izraeli thonë se vendi i tij është pranë militantëve të vrarë. Ata shtojnë se Hezbollahu po merr një rrezik të madh për ta tërhequr Libanin në një konflikt më të gjerë.
"Nasrallah po merr një rrezik të madh, ne kemi treguar se sa jemi të vendosur me vrasjen e Fuad Shukër në Liban dhe sa në mënyrë disproporcionale do t'i përgjigjemi për çdo vrasjeje të civilëve në Izrael. Nasrallah duhet ta marrë parasysh këtë dhe ta dijë se po e rrezikon Libanin në një përshkallëzim më të gjerë. Dhe për Sinvar, ka vetëm një vend, dhe ai është pran të gjithë terroristëve të vrarë që ishin përgjegjës për 7 tetorin”. – deklaroi Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.
SHBA-të insistojnë për marrëveshje që të shmanget përshkallëzimi në rajon, por sipas tyre paqa varet nga Sinvar.
“Është e rëndësishme që të gjithë në rajon të vlerësojnë situatën. Kuptoni rrezikun e llogaritjes së gabuar dhe merrni vendime që do të qetësojnë tensionet. Është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh momentin vendimtar në të cilin jemi në negociatat për armëpushim në Gaza” – tha Sekretari i SHBA-ve, Antony Blinken.
Në Gazën jugore, qytetarët palestinezë vazhdojnë të përballen me mungesë të ushqimit dhe ujit, ndërsa sulmet izraelite vazhdojnë. Në të njëjtën kohë, Turqia iu bashkua padisë kundër Izraelit për gjenocid para gjykatës në Hagë, ndërsa Palestina shprehet e gatshme për negociata me Izraelin për statusin përfundimtar në kuadër të konferencës së paqes për zhvillimin e mekanizmave të sigurisë rajonale. (Ardita Imeri, TVM2)
