Vetingu, VMRO: S’ka nevojë për veting, kemi ligje
VMRO – DPMNE me akuza drejtuar BDI-së...

VMRO – DPMNE me akuza drejtuar BDI-së, se deklarimet për veting i kanë të rreme, se as vetë integristët nuk besojnë në një proces të tillë. Sipas partisë së Mickoskit, nuk ka nevojë për veting pasi ekzistojnë ligje për një gjë të tillë, ndërkaq hedhin dyshime për fshehjen e krimit nga BDI.
“Në vend të lojrave për fëmijë, ne themi se ky shtet ka ligje pët gjithçka: për veting, për origjinën e pasurisë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pastrim të parave. Ligjet duhet të respektohen, pasi deri më tani nuk janë respektuar nga LSD dhe BDI.” – tha zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva
BDI: Menjëherë të nis hetimi për çdo politikan
Nga BDI konsiderojnë se qeveria monoetnike e Mickoskit ka frikë nga vetingu që do të realizohej nga faktori ndërkombëtarë, duke shtuar dyshimet te qytetarët sa i takon luftimit të krimit.
“Është e qartë se çdo vonesë e këtij procesi vetëm se do të përforcojë dyshimet e qytetarëve për përkushtim të denjtë në betejën kundër krimit”, thonë nga BDI.
Nga BDI kërkojnë që vetingu për çdo politikan të nis menjëherë dhe i njëjti të jetë transparentë dhe i pavarur për tu arritur drejtësia. (Meral Ismaili, TVM2)
