Mitrovicë, testohet Ura e Ibrit për kalim të automjeteve
Autoritetet e Kosovës vazhdojnë përgaditjet...

Autoritetet e Kosovës vazhdojnë përgaditjet për lëshimin për qarkullim të automjeteve mbi urën e Mitrovicës, duke testuar edhe qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit.
Në këtë inspektim ishin të pranishëm edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Ditëve të kaluara, inspektime ka kryer edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Poashtu është organizaur edhe një takim me qytetarë të Mitrovicës së Veriut në objektin e Komunës, ku Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se sa i përket aspektit të sigurisë, s’ka arsye që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur, meqë Policia e Kosovës do të kishte gjetur forma të ndryshme për ta siguruar.
Ndërsa nënkryetarja e komunës, Katarina Axhanqiq, ka thënë se është mirë kur bashkëpunojnë me qytetaret që ti zgjedhin problemet më të cilat përballen.
Stano, BE mund ti shtoj masat ndaj Kosovës
Por Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përmendur masat kundër Kosovës si përgjigje të BE-së ndaj vendimeve të njëanshme, si mbyllja e nëntë zyrave të Postës së Serbisë në Kosovë dhe hapja e Urës së Ibrit.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se masat ndaj Kosovës mund të shtohen, nëse Qeveria vazhdon me vendime që bashkësia ndërkombëtare po i konsideron si të njëanshme e të pakoordinuara.
“Masat u vendosën vjet për faktin se shumëçka po ndodhte që çonte në përshkallëzim dhe në vend të hapave që çonin drejt depërshkallëzimit janë ndërmarrë edhe më shumë hapa të njëanshëm që çojnë në përshkallëzim nga ata njerëz. Ne e kemi thënë atëherë se këto masa mund të zgjaten apo të hiqen pavarësisht zhvillimeve të situatës. Pra, çfarë do të bëjmë? Kemi masa në fuqi dhe këto masa mund të shtohen nëse akterët evropianë pajtohen se ato duhet të shtohen” – tha Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sipas të cilit Kosova nuk është e interesuar për dialog, por me çdo kusht dëshiron ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n. (Gyltene Sinani, TVM2)
