Situatë e tensionuar në Lindjen e Mesme, vritet edhe një zyrtar i “Hamasit”
Edhe një tjetër zyrtar i lartë i “Hamasit” është vrarë...

Edhe një tjetër zyrtar i lartë i “Hamasit” është vrarë nga sulmet izraelite. Tel Avivi ka drejtuar sulmet në Bregun Perëndimor. Ne mund të kryejmë sulme kudo në Lindjen e Mesme, tha Shtabi i Përgjithshëm i Izraelit.
“Ne kemi ndërmarrë shumë veprime të rëndësishme në javët e fundit, kemi vrarë komandantët kryesorë të armiqve tanë më të rrezikshëm dhe nuk ndalemi. Ne dimë si të kundërpërgjigjemi me sulme kudo në Liban, në Gaza e në Lindjen e Mesme, mbi dhe nën tokë, duke dërguar mesazh të qartë drejt armiqve tanë”. – tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Herzi Halevi.
Izraeli thotë se vazhdon të shkatërrojnë një numër të madh bastionesh të Hezbollahut në Libanin jugor, prej ku përgatitet sulme hakmarrëse në Tel Aviv.
Por Netanyahu thotë se Izraeli është gati për përgjigje.
“Ne po ecim përpara drejt fitores. E di që qytetarët e Izraelit janë në gatishmëri të lartë dhe ju kërkoj një gjë, të ruani durimin dhe qetësinë tuaj. Ne jemi të përgatitur si për mbrojtje ashtu edhe për sulm, ne godasim armiqtë dhe jemi në gatishmëri të mbrohemi nga çdo sulm i mundshëm” – deklaroi Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Në Gaza, bombardime të reja në jug dhe veri të enklavës. Edhe kampi i refugjatëve përplot me viktima.
“Unë po gatuaja për vajzën time, pastaj shikova jashtë çadrës dhe pashë njerëz që dilnin dhe iknin, kështu që thashë, diçka po ndodhë, të largohemi shpejt”. – deklaroi Khadia Al-Astal, e zhvendosur.
Ndërkohë, në Izrael, shërbimi mjekësor i urgjencës kombëtare përgatitet të trajtojë të plagosurit nga një sulm i mundshëm pas kërcënimeve për hakmarrje, pas vrasjes së liderit politik të Hamasit në Iran.
SHBA-të nga ana tjetër thonë se janë të përfshirë në përpjekjen intensive diplomatike për të parandaluar një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.
Sipas tyre, marrëveshja e armëpushimit varet nga lideri i ri i Hamasit, Jahja Sinëar. (Fitore Demolli, TVM2)
